DEBAT: “Mundësi për Shkupin: Në çfarë qyteti ne duam të jetojmë”

Me moton “Mundësi për Shkupin: Në çfarë qyteti ne duam të jetojmë” dhe praktikat alternative për financimin e komunave, u organizua paneli i parë i diskutimit nga ana e Iniciativës Qytetare “Shëndeti para fitimit” në partneritet me Institutin për Studime dhe Komunikim.

Sipas organizatorëve, forumi synon të theksojë rëndësinë e hapësirave publike për cilësinë e jetës së qytetarëve në Shkup dhe të propozojë zgjidhje në lidhje me zhvillimin urban.

“Ne duam të transferojmë përvojën tonë dhe të iniciojmë sa më shumë qytetarë që të mund të angazhohen në jetën e përditshme. Ne duam t’i bëjmë ata të vetëdijshëm për fuqinë që kanë qytetarët, sepse ata ende jetojnë dhe e ndërtojnë këtë qytet. Ne luftojmë për trotuare, për rrugë të sigurta, për një jetë cilësore”,- deklaroi Iskra Mihajlovska nga Iniciativa Qytetare.

“Ne kemi të njëjtin qëllim dhe kjo është të bëjmë presion mbi institucionet publike. Për të kryer zgjidhje më efikase dhe më strategjike për përmirësimin e mjedisit. Në të njëjtën kohë, ne i nxisim dhe inkurajojmë qytetarët që institucionet shtetërore dhe lokale të reagojnë dhe të jenë më këmbëngulës në marrjen e përgjigjeve dhe zgjidhjeve për problemet që ata i ndiejnë çdo ditë”,- tha Dejan Andonov nga Instituti për Studime të Komunikimit.

Sipas tyre, pasojat janë të shumta. Vite më radhë Shkupi përballet me problemet e zhvillimit urban, shkatërrimin e gjelbërimit, rritjen e pasigurisë në trafik për këmbësorët, njerëzit me aftësi të kufizuar, humbja drastike e hapësirës për këmbësoret dhe joefikasiteti i transportit publik.

Ata kërkojnë mënyra të reja të funksionimit të qytetit, në kundërshtim me ndryshimet aktuale ligjore, një model i paqëndrueshëm për financimin e komunave dhe ndikimet e dukshme politike në hartimin dhe planifikimin e qytetit. (koha.mk)