Debat mbi malin Sharr, Bekteshi-Shaqiri: Rolin kulturor të Parkut kombëtarë, duhet ta përjeton çdo vizitor

54
Shkup, 22 prill – Potencialet natyrore që disponon Mali Sharr janë shumë të mëdha dhe të papërsëritshme, duke filluar nga format e relievit, klima, rrjeti hidrografik, bota bimore dhe shtazore, pikat turistike si qendra turistike, Kodra e Diellit, liqenet Glaciale janë potenciale që e bëjnë Malin Sharr një ndër vendet më me prespektivë për zhvillimin e shumë formave të turizmit.
Qëllimi kryesor i kësaj zgjidhje ligjore është shpallja e një pjese të Malit Sharr zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë – Park Kombëtar, për të siguruar mbrojtjen e bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, veçorive hidrologjike, peisazheve, piktoreske dhe vlerat e tjera, si të mira me interes publik.
Në përputhje me parimet themelore të mbrojtjes së natyrës (parimi i shkallës së lartë të mbrojtjes, parimi i integrimit, parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, parimi i kujdesit, parimi i parandalimit, parimi i pagimit të përdoruesve, parimi i pjesëmarrjes së publikut dhe parimi i bashkëpunimit) .Ligji përcakton këto qëllimet specifike: – rruajtjen e gjendjes autentike të natyrës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore, krijimin e kushteve më të favorshme për mirëmbajtjen, zhvillimin dhe promovimin e vlerave natyrore, parandalimin e veprimeve që mund të ndryshojnë drejtpërdrejt ose indirekt gjendjen e vlerave natyrore, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e parkut kombëtar, me qëllim të mbrojtjes së natyrës përmes mbrojtjes së diversitetit biologjik dhe peisazhit dhe trashëgimisë natyrore,rregullimin e qëndrimit të njeriut ndaj natyrës, në mënyrë që të ruhet gjendja autentike e parkut kombëtar. Zgjidhja e ofruar nga ky ligj do të hedhë themelin për ruajtjen, promovimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore për kërkime shkencore, kulturore, arsimore, turistike-rekreative dhe qëllime të tjera.
Popullata vendase dhe natyra e malit Sharr, falë prezencës shekullore të njerëzve dhe lidhjes së tyre të pandarë me natyrën, sot Mali Sharr është shumë i pasur në aspekt të viseve me kullosa të gjera ,por edhe me pyje ,livadhe dhe pemishte të vogla. Kullosat e sotme janë formuar me ndihmën e praktikave tradicionale shekullore të blegtorisë.
Mali Sharr është i pasur me një numër të madh të vlerave natyrore – gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, si dhe me pasuri të botës bimore dhe shtazore. Andaj për shkak të mosdegradimit gradual të biodiversitetit dhe pasurive të tjera natyrore të Malit Sharr,kjo ka shtuar interesin e ekspertëve të vendit dhe të huaj në vazhdimësi dhe ka ngritur idenë e mbrojtjes së këtij masivi nëpërmjet shpalljes së Sharrit vend i mbrojtur me statusin e Parkut Kombëtar.
Territori i Malit Sharr i propozuar për Park Kombëtarë karakterizohet me vlera specifike të larta natyrore dhe si i tillë meriton një kujdes të posaçëm ku qëllimet e synuara nga shpallja e Parkut Kombëtarë janë:
•Shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e hapësirës pyjore, florës, faunës dhe të gjitha vlerave të tjera,
•Ndërtimin e planifikuar dhe rregullimin e hapësirës për përgatitjen e vendbanimeve dhe lokaliteteve turistike dhe të uikend zonave,
•Marrja e masave të planifikuara hapësinore dhe të tjerave për diferencimin funksional hapësinor të vendbanimeve të cilat mund të kenë ndikim në territorin e Parkut Komnëtarë,
•Shfrytëzimi racional i vlerave natyrore, hapësirës dhe eliminimi i pasojave të dëmshme,
•Shfrytëzimi racional dhe sipas destinimit të sipërfaqeve bujqësore, tokave pyjore, të pyjeve, kullosave dhe pasurive të tjera natyrore në atë territor,
•Mundësimi i punëve shkencore, arsimore, kulturore, edukative dhe punëve të tjera profesionale në pajtim me konceptet bashkëkohore në zhvillimin e Parkut Kombëtarë,
•Realizimi i qëllimeve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik dhe social,
•Përputhja e vlerave funksionale dhe aktiviteteve të Parkut Kombëtarë me konceptet zhvillimore të Komunave dhe të tërë Maqedonisë. Bukuritë specifike natyrore dhe vlerat e këtij territori, zënë vend të rëndësishëm në vlersimet komperative të vlerave të peisazhit, atraktivitetit të viseve natyrore specifike. Kjo i jep këtij territori vlera të jashtzakonshme estetike dhe prjetime më teper se cili do territor tjrter në vend.
•Territori i propozuar në masen më të mirë plotson edhe kriteriumin i cili kërkohet që Parku Komëtarë të ket rol të rëndësishëm shkencor, kulturor dhe edukativ. Tiparet e shumta natyrore burimore, deri më tani nuk janë hulumtuar në masë të duhur nga aspekti shkencorë. Parku Kombëtarë duhet të krijoj kushte per punë të mëtejme shkencore-hulumtuese.
Rolin kulturor të Parkut Kombëtarë, duhet ta përjeton çdo vizitor me të hyrë në territor, gjë që do të ndikonte në kultivimin e traditave kulturore të këtij territori, posaçërisht komuniteti lokal të cilat mbesin në kuadër të Parkut Kombëtar.
Po ashtu edhe roli edukativ në Parkun Kombëtar – Mali Sharr mund të zhvillohet dhe kultivohen nëpërmjet organizimit të ligjeratave mbi karakteristikat dhe vlerat si të Parkut Kombëtarë poashtu edhe të territoreve të tjera në Maqedoni.
•Njëri prej kriteriumeve më të rëndësishme për shpalljen e Malit Sharr Park Kombëtarë është vlera turistike, rekreative e territorit. Të gjitha studimet dhe projektet e gjertanishme tregojnë se ky territor ka kushte të jashtzakonshme për zhvillimin e formave të shumta të aktiviteteve turistike, rekreative në stinen e dimrit ashtu edhe në të verës.
Shumë autor janë të prirë të shpjegojn që emërtimi Sharr rrjedh nga panorama e larmishme e maleve.
Me shpalljen e Parkut Kombëtar, Mali Sharr do të mundësohet:
• Mbrojta, rruajta dhe mirëmbajta e zhvillimit të pasurive natyrore;
• Rruajtja dhe mirëmbajtja e shfrytëzimit të komplekseve të pyllit;
• Rregullimi bashkëkohorë dhe organizimi i fshatrave në Park dhe rreth Parkut dhe lidhjen e tyre të infrastrukturave me lagjet e ngelura në Pollog;
• Organizimi dhe ndërtimi i sistemit të komunikacionit në pajtim me kategorizimin e vlerave dhe regjimit të shfrytëzimit;
• Ndërtimi i ujësjellësve modern, deponive dhe infrastrukturë tjetër komunale në fshatra, përfshirja e fuqisë së tepërt punëtore të fshatrave malore në organizimin dhe rregullimin e Parkut,e tregut për prodhimet bujqësore të atij rajoni,
• Stimulimi dhe financimi i zhvillimit të blegtorisë, e cila paraqet shenjë të veçantë me qëllim të realizimit të suksesshëm të masave mbrojtëse në Park, ku shteti, përmes politikës përkatëse kreditore dhe fiskale do të stimulojë zhvillimin e lagjeve dhe veprimtarive në rrethinë, me qëllim që të përparohet mjedis i shëndosh jetësor dhe vlerat ambientale – të peisazhit;
• Kushtet dhe mundësitë për shfrytëzimin e kullosave malore nga ana e fshatrave të nënsharrit do të ngelin të pandryshueshme, përkatësisht kullosje të bagëtisë në periudhën e verës nuk do të ketë kufizime, në interes të rajonit dhe komunave në territorin në të cilit gjendet Parku, e sidomos vendbanimeve në park dhe përreth kufijve të Parkut, është që kjo hapësirë të shpallet në kategorinë e të mirave më të larta nacionale natyrore dhe në atë mënyrë shoqëria të vendos marrëdhënie të veçantë dhe kujdes drejt të gjitha përmbajtjeve dhe elementeve në to;
• Hapësira e cila propozohet të vendoset nën mbrojte të veçantë nga ana e shtetit në kategorinë e Parkut Kombëtar, plotësisht e meriton atë nominim dhe me shpalljen e tij për Park Kombëtar do të mundohet që të arrihet mbrojte adekuate, përparim dhe zhvillim të mirëmbajtur me interes për të gjithë shtetin dhe banorët e tij.
• Me miratimin e Ligjit për shpalljen e pjesës së Malit Sharr -Park Kombëtar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të mundësohet mbrojte efikase e kësaj hapësire dhe ruajtja e vlerave të veçanta me të cilat karakterizohet kjo pjesë e natyrës.
Shpallja e Malit Sharr Parku Nacional, krahas të tjerash, do të sjelli përfitime të mëdha për banorët. Një Park kombëtar të zhvilluar ku popullsia lokale do të jetë e vetëdijshme për përfitimiet që mund t’i kenë nëse jetojnë këtu.
Jane realizuar edhe anketa me banorët e zonës të cilët janë deklaruar pro shpalljes së malit Sharr si Park Nacional.
Ai i cili njeh vendin e tij, ai i njeh edhe bukurite e tij , dhe vetem ai e rruan vendin e tij , prandaj unë e njoh vendim tim, njoh bukuritë e vendit tim dhe dua që të mbroj vendin tim me shpalljen e Malit Sharr -Park Nacional!