Cilat janë kriteret sipas të cilave janë sistemuar paratë për projektet që kanë aplikuar dhe sipas të cilave janë nominuar anëtarët në komisione dhe a ka ekzistuar sistem i vlerave në çdo veprimtari veçmas. Këto janë qëllimet e debatit mbikëqyrës që do të organizohet në Kuvend në kërkesë të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare.
Komisioni kuvendor për kulturë sot në seancë njëzëshëm e miratoi iniciativën e tyre të mbahet debat mbikëqyrës për politikat kulturore dhe mënyrën e sjelljes së Programit vjetor për realizim të interesit publik në kulturë me theks të veçantë në realizimin e programit për vitin 2018. Data dhe lista e pjesëmarrësve në debat plotësisht do të konfirmohet.
“Qëllimi më i rëndësishëm që ne si deputetë mund ta realizojmë është të ndryshohet dhe plotësohet mungesa e rregullores ligjore në lidhje me kriteret gjatë sistemimit të mjeteve dhe të reduktohet në minimum mënyra arbitrare e ndarjes së tyre”, tha deputetja Magdalena Manaskova duke e arsyetuar iniciativën.
Rezultatet e konkursit për herë të parë këtë vit, tha ajo, në vend se të nxisin krijimtari, kanë sjellur armiqësi dhe përçarje, ndërsa programi skandaloz, siç tha, ka bërë dëm të pariparueshëm në bazë etnike.
Sipas Manasovskas, diskutabile është përbërja e komisioneve që vendosin sipas njoftimeve pse një pjesë e anëtarëve janë “total anonim në fushat për të cilat kanë vendosur”. Potencoi edhe se është e pakuptimtë kufizimi i numrit të projekteve nga një institucion, si dhe kufizimi i mjeteve për mbrojtje të trashëgimisë së patundshme kulturore e cila është prioritet në Strategjinë kombëtare për kulturë.
Deputetja Nikica Korubin nga LSDM dhe koalicioni tha se dobësitë i detyrohen rregullores së keqe të ligjit të përhershëm për kulturë dhe se do të tejkalohen me ligjin e ri projekt-teksti i të cilit është gati. Autorizimet që ligji i tanishëm ia jep ministrit nuk lejon vërejtje sepse ai ka kompetencë absolute, ndërsa ajo, tha Kolubin, i është destinuar edhe atij.
Kryetarja e Komisionit për Kulturë Irena Stefoska pret debati kontrollues t’i tregojë dobësitë sistematike në punën e deritanishme në kulturë, problemet dhe mënyrat e shpenzimit të parave publike.
Ai do të jetë debati i dytë mbikëqyrës i Komisionit për kulturë në këtë mandat, pas asaj që ishte organizuar para një viti jo të plotë përkushtuar statusit të Rajonit të Ohrit si rajon mbrojtës nga UNESKO. Ai debat ka rezultuar me 24 konkluzione por, siç thanë anëtarët, respektohen vetëm një pjesë e tyre.
Me vendimin e Komisionit kuvendor për kulturë sot ishte formuar grupi i punës ndërlidhës i përbërë prej dhjetë deputetëve, të cilët bëjnë pjesë njëkohësisht në pesë komisione kuvendore. Grupi do të komunikojë me institucionet kompetente dhe rregullisht do t’i ndjek propozim-ndryshimet në rregulloren ligjore me qëllim që të arrihet harmonizim dhe komplementaritet me cilindo ndryshim të ligjeve të përhershme të cilat kanë të bëjnë me Rajonin e Ohrit. (koha.mk)