Nuk ka degë industriale në vend që mund të lëvdohet me shembujt e qindra e qindra eksportuesve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Përkundrazi, në çdo sektor mund të numërohen vetë m me dhjetëra biznese të orientuara në eksport
Nga Fisnik PASHOLLI
Po zgjasin këto ditë debatet për vikendin pa TVSH. Sa qytetarët arritën të blejnë prodhime pa paguar tatim, sa kishin mundë si financiare, apo sa ju lejon xhepi edhe të blejnë diçka pa TVSH, a punonin apo jo një pjesë e dyqaneve, çka dhe si mund të blinin etj. A janë harxhuar 10, 20, 50 apo 150 milionë euro. sa do të fitojnë qytetarët prej kthimit të tatimit, a do të ketë deri në fund të vitit eventualisht edhe ndonjë vikend pa TVSH për blerjen e kompjuterëve dhe prodhimeve vendore .
Mirëpo këto çështje që shtrohen për debat në opinion kërkojnë sqarime dhe shpjegime edhe nga kompetentët dhe profesionistët , sikur lanë në hije problemin ndoshta kryesor të ekonomisë vendore. Problemin dhe çështjen e konkurrencës së ekonomisë vendore karshi ekonomive të rajonit dhe Evropës, si dhe eksportin vendor që me vite lë për të dëshiruar. Është mirë që u themelua Fondi i Inovacioneve që financon sipas kritereve të caktuara zhvillimin teknologjik të kompanive, inovacionin, e kështu me radhë. Edhe pse ndoshta është herët që të presim prodhime dhe shërbime të reja nga kompanitë që kanë fituar grante të tilla, por në opinion nuk po shohim se po flitet se cilat prodhime dhe shërbime do të duhej të sjellin projektet e financuara.
Shumë pak apo aspak po debatohet se cili do të jetë produkti final i kompanive të financuara për një dy, apo tre vite, çka duhet të sjellin kompanitë inovative në tregun vendor, rajonal dhe evropian. Edhe pse çdo cikël i nxjerrjes në treg të një prodhimi apo shërbimi të ri nuk është aspak i lehtë kërkon kohë , mund, durim, angazhim edhe 24 orë, dhe sërish nuk ka garanci për sukses, mirëpo në vend mungon debati pse prodhimet më shitura të mobilerisë për shtëpi me kosto dhe dizajn të kapshëm për xhepin e qytetarit të zakonshëm, vijnë nga shtetet fqinje. Pse me të drejtë qytetarë t ankohen për ofertën jo të kënaqshme të dyqanet vendore të prodhimeve të prodhuara në Maqedoni, qoftë nga lëndët e para me origjinë vendor apo edhe të importuara nga jashtë .Pse prodhuesit vendor nuk kanë ndonjë interesim më të madh të eksportojnë në rajon dhe Evropë , çka i pengon dhe demoralizon për një ndërmarrje të tillë .Prodhimet e industrisë së drurit ishin vetëm një shembull dhe shkas, mirëpo nuk ka degë industriale në vend që mund të lëvdohet me shembujt e qindra e qindra eksportuesve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Përkundrazi në çdo sektor mund të numërohen vetë m me dhjetëra biznese të orientuara në eksport.
Mirëqenien, rritjen e standardit jetësor, fuqinë blerë se më të madhe për qytetarët, punësime të reja me paga më të larta, kompani të reja, zbutjen e dallimeve në zhvillimin rajonal, përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha vendbanimet urbane dhe rurale mund të sjell vetëm rritja e eksportit, rritja e vëllimit dhe llojeve të ndryshme të prodhimeve dhe shërbimeve.
Në rast se nuk rrisim eksportin qoftë ai në IT, të prodhimeve të freskë ta bujqësore edhe në shtetet jashtë Evropës, të përpunimeve të ndryshme në vend të eksportit të lëndëve të para, përmirësimin e ofertës turistike që sjell prurje devizore e kështu me radhë, vë shtirë se do të mbajmë të rinjtë në vendlindje që kanë mundë si, shkathtësi dhe kompetenca që kërkohen jashtë. Sa më shpejt dhe me fuqishëm do të rrisim eksportin në aspektin e sasisë dhe cilësisë, aq më shpejt dhe më sigurt do të sjellim një ardhmëri më të ndritur për fëmijët tanë, dhe do të përmirësojmë edhe kushtet për jetesë në vend, për të gjithë. (koha.mk)