Shkup, 5 dhjetor – Në Qeveri pasdite ka filluar debati publik për draft amendamentet kushtetuese, i pari nga gjithsej pesë. Pas pesë ditësh, Qeveria do të duhet të dorëzojë Raport deri në Kuvend, ndërsa më pas kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për 30 ditë të caktojë seancë plenare ku nevojitet dy të tretat e shumicës për miratimin final të ndryshimeve kushtetuese.
Qeveria kë bërë të ditur se organizon diskutime publike me ekspertë dhe qytetarë lidhur me draft- amendamentet për ndryshimet kushtetuese, me qëllim të inkluzivitetit në procesin historik për sigurimin e të ardhmes evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Në seancën e sotme të parë të diskutimit publik, folës janë kryeministri Zoran Zaev dhe profesorët universitarë Vllado Popovski dhe Lubomir Fërçkovski.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot deklaroi se debati për amendamentet kushtetuese është i hapur dhe publik dhe secili mund të merr pjesë dhe të thotë qëndrimin e tij.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Boshnjakovski ka thënë se janë të ftuar spektër i gjerë i folësve dhe mes tyre ka njerëz të cilët mendojnë ndryshe nga qëndrimi qeveritar.
“Ftesë të hapur dërgoj deri te të gjithë të cilët mendojnë se mund të jenë pjesë e saj dhe të thonë mendimin e tyre. Të ftuar janë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët kanë interesim”, ka thënë Boshnjakovski