Përfaqësuesi i ri i SHBA-së në KB, Eliot Ejbrams ka kërkuar këtë javë që Këshilli i Sigurimit të Organizatës Botërore të votojë për rezolutën, e cila, mesa tjerash, do të bëjë thirrje për shpallje të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, që ka ngritur debat të nxehtë.
Ejbrams, gjithashtu, paralajmëroi se Uashingtoni këtë javë dhe të ardhshmen do të vendosë sanskione shtetë ndaj “përfaqësuesve të lartë të regjimit venezuelas”.
Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së tha se në Venezuelë janë mobilizuar “banda të armatosura, grabitës dhe kriminelë”, me qëllim që ta kontrollojnë kufirin, që solli në shkatërrimin e e ndihmës humanitare dhe plagosje, rrahje dhe vrasje të qytetarëve në Venezuelë, derisa kanë tentuar të fusin ushqim dhe medikamente.
Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës Horhe Areasa, duke u përgjigjur në akuzat, tha se SHBA-ja ka organizuar dhe financuar “operacion mirë të orkestruar”, me qëllim që të cenohet sovraniteti i vendit të tij.
Sipas tij, agresioni “ka ardhur nga ana kolumbiane”, ndërsa për dhunën e akuzoi “grabitësit dhe banditët” opozitarë. Ai, gjithashtu, theksoi se shumica e të lënduarve janë në fakt ushtarë, policë dhe persona të tjerë të angazhuar për zbatimin e ligjit.
Shefi i diplomacisë së Venezuelës ka porositur se “fushata amerikane për rrëzimin e Nikollas Maduros ka dështuar”.
Përfaqësuesi rus në KB Vasilij Nebenzja ka paralajmëruar se qëllim i vetëm i SHBA-së është ndërrimi i Qeverisë në Venezuelë, duke e përfshirë edhe përmes rrugës ushtarake.(koha.mk)