Sietëll, 19 korrik – Prodhuesi amerikan i aeroplanëve “Boing” kumtoi sot se fitimi i tij në tremujorin e dytë do të ulet për 4,9 miliardë dollarë.
Humbja po ndodhë pas shpenzimit të njëfishtë, të cilin kompania e pësoi për shkak të aterimit të aeroplanit të vet “737 Maks” nëpër botë, pas dy fatkeqësive ajrore.
Kjo njëherit do të jetë edhe humbja më e madhe tremujore në historinë e “Boingut” pasi që kompania në periudhën në vijim do t’i publikojë rezultatet e veta financiare.
Njëherit, shpenzimet e përgjithshme të Boingut për shkak të vëllimit të ulur të shitjes, rënies së prodhimit dhe pagesës së dëmshpërblimeve për familjet e viktimave në dy fatkeqësitë ajrore, do të paraqesin 6,6 miliardë dollarë, ndërkaq në atë shumë nuk bëjnë pjesë mjetet financiare që kompania do të duhet t’i ndajë për padi, të cilat, siç pritet, do t’i parashtrojnë anëtarët e familjeve të viktimave.
“Boing” kumtoi se “737 Maks” mund të kthehet në përdorim gjatë vjeshtës. Ai lloj i aeroplanit është ateruar pasi që njëri prej tyre u rrëzua në Indonezi në tetor të vitit 2018, ndërsa një tjetër në Etiopi në mars të këtij viti. Gjithsej jetën e humbën 346 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazheve.(koha.mk)