Bujar KURTAJ
Shkup, 28 mars – Pas largimit nga përfaqësuesja e Maqedonisë për U 16, ku qëndroi plot 18-të muaj, Dashmir Beari ka gjetur angazhim të ri. Për gazetën KOHA, trajneri tetovar bëri të ditur se para tre ditëve ka filluar me punë te grupmoshat e reja te KF Renova.
“Pas rezultateve jo të mira të gjeneratës 2001 dhe pas konsultimeve me drejtuesit e klubit, rram dakord që të vijë dhe të punoj me këta djem. Synimi im është që të ndihmoj skuadrën që të del nga kjo situatë në të cilën gjendet tani (vendin e fundit në tabelën e klasifikimit), të sigurojmë mbijetesën dhe të rrisim cilësinë. Kur them të rrisim cilësinë, mendoj që nga kjo gjeneratë të nxjerri lojtar të cilët në të ardhmen mund të inkuadrohen në ekipin e parë të Renovës. Sigurisht se në mesin e tyre ka lojtar cilësor dhe unë do të bëj gjithçka që përvojën që e kam, të bart tek këta djem dhe të arrijmë rezultate të mira”, deklaroi për gazetën KOHA, Beari.
Kujtojmë, në sezonin 2003/2011 Dashmir Beari ka qenë pjesë e grupmoshave të Renovës, ku arriti me juniorët të fitojë titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës, ndërsa në vitin 2011 ishte ndihmëstrajner i Bylbyl Sokolit, kur ky i fundit ishte trajner i KF Renova, ndërkohë që në vitin 2015 u emërua për seleksionues i U16 ku qëndroi 18-të muaj.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara