Shkup, 3 prill – Përfaqësuesja e Maqedonisë në tenis, të dielën ka udhëtuar për në Sozipol të Bullgarisë, ku më 5 prill e deri më 8 prill do të merr pjesë në zonën e tretë të euro-afrikane, ku do të luajnë për të hyrë në zonën e dytë euro-afrikane.
Ndryshe, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë është përfshirë edhe tenisti shqiptar nga Gostivari, Shendrit Deari, si dhe Tomisllav Jotovski, Dimitar Grabull dhe Gorazd Srbljak. Ndryshe, dje pasdite nën udhëheqjen e seleksionuesit Dejan Marinkoviq, tenistët realizuan stërvitjen e fundit dhe më pas janë nisur për në Bullgari. Ndërkohë, ndeshjet starton të mërkurën, ndërsa sot (e martë) do të bëhet tërheqja e shortit. Do të luhen në katër grupe, secili me secilin, ndërsa fituesit do të luajnë për siç thamë plasman në zonën e dytë euro-afrikane. (koha.mk)