Pas 3 fitoreve në 3 javët e para të Serie A, gjakrat u trazuan disi në shtëpinë e Interit me atë barazim 1-1 nda Slavias së Pragës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League. Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen ndaj çekëve sipas mediave italiane ka patur disa shkëndija mes Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukakut, por t’i shuar përfundimisht ato ka menduar qëndërmbrojtësi holandez Stefan De Vrij i cili i ka cilësuar thjeshtë trillime të gazetarëve:
“ Këto gjëra që shkruhen nuk kanë ndodhur kurrë në dhomat tona të zhveshjes. Nuk ka asgjë për të thënë dhe asgjë për t’u përgjigjur, ne shikojmë përpara dhe duhet të përqëndrohemi te ndeshja e rradhës”. Derbi i Madoninës është sfida e radhës për zikaltrit dhe De Vrij ka besim te verbër se Interi i tij do të triumfojë në këtë ndeshje edhe pse e di që Milani ka një skuadër të mirë dhe me lojtarë shumë cilësorë.