Ndeshja me Parmën nuk kishte asnjë vlerë për skuadrën e Romës, që e humbi trenin e saj për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm, e megjithatë kishte emocione të jashtëzakonshme. Kjo, sepse ishte sfida e fundit e kapitenit Daniele De Rossi me fanellën verdhekuqe.
L'ultima corsa in campo con la nostra maglia ♥️#DDR16 pic.twitter.com/DTexh4yL7t
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 26, 2019
Me mijëra flamuj verdhekuq kishin mbuluar “Olimpico”-n, ndërkohë që u shfaq edhe një parullë gjigante dedikuar mesfushorit, ku shkruhej: “Na ke përfaqësuar në fushë për 18 vite. Nga sot, tifozeria do të të përfaqësojë përgjithmonë. Jemi të gjithë Daniele De Rossi”.