Daniele De Rossi kompletoi transferimin te gjiganti argjentinas Boca Juniors në verë të këtij viti. Legjenda italiane u largua nga Roma pas skadimit të kontratës dhe iu bashkua Bocas su futbollist i lirë.
Sampdoria, Milan dhe Fiorentina ishin tri skuadrat që e kërkuan me ngulm lojtarin, por ai vendosi ta bëjë ëndrrën realitet për të luajtur te Boca. 36-vjeçari megjithatë nuk është përshtatur aq mirë te klubi argjentinas dhe mund të rikthehet në Serie A.
Fiorentina është skuadra që po insiston për transferimin e tij. Klubi italian është gati ta transferojë në janar italianin duke i ofruar kontratë 1,5 vjeçare. Mbetet të shihet nëse De Rossi do ta pranoj ofertën e Fiorentinës, pasi ai ka edhe disa oferta nga MLS.