Mënyra e thjeshtë për të zgjidhur korrupsionin me të cilin përballen transportuesit në kufijtë është të zgjidhen kushtet që shpijnë drejt korrupsionit. Nëse në një kufi shikoni kolona 20-kilometërshe, atëherë ai është një mjedis që vetvetiu ndihmon në paraqitjen e korrupsionit. Kur keni kamion të bllokuar në kufi, ky nuk thjeshtë një kamion, por bllokohet në ekonomi e tërë.
Sekretari i përgjithshëm i Asociacionit më të madh transportues në botë Unionin Ndërkombëtar për Transport Rrugor (IRU) Umberto de Preto, që merrte pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Unionit të Asociacionit të Transportuesve Rrugorë të Rajonit të Detit të Zi, BSEC-URT që u mbajt në Shkup, në organizim të “SIZ Maqedoni komunikacion AMERIT”, e cila si anëtare e plotfuqishme bashkë me asociacionin nga Turqia, Moldavia, Rumania, Greqia, Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Ukraina.
Çfarë do të thotë për punën e bashkësisë sonë transportuese mbajtja e Kuvendit të Përgjithshëm të BSEC-URT dhe çfarë porosish mund të presim?
– Fillimisht, duhet të përcaktohet se cilat janë problemet kryesore që e pengojnë transportin në Maqedoni, si dhe të rrisim tregtinë mes vendeve të BISEK-ut si të rritet kjo në mënyrë plotësuese me BE-në dhe me Lindjen e Afërt. Për ta arritur këtë duhet të shikojmë se sa mund të kursejmë në pritjen në vendkalimin kufitar. Transportuesit të kalojnë nëpër kufi për një minutë, e të mos jenë të detyruar të presin me orë, ditë, e ndonjëherë edhe javë të tëra. Kur keni kamion të bllokuar në kufi, ky nuk thjeshtë një kamion, por bllokohet në ekonomi e tërë. Në transportin koha është me rëndësi të madhe meqë do të thotë para, e nëse e reduktojmë kohën e pritjes, do ta rrisim konkurrencën në vend. Tani jemi duke i shqyrtuar pengesat për rritjen e ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht si mund të bashkëpunojmë ne si Bisek dhe si IRU dhe si me partneriteti publik-privat në bashkëpunim me qeveritë t’i identifikojmë problemet dhe të gjejmë zgjidhje për ta. Keni një përfaqësues të shkëlqyeshëm, jeni të përfaqësuar nga AMERIT-i, i cili do të angazhohet për ju në nivel ndërkombëtar, ndërsa ne do t’i këshillojmë me praktikën më të mirë se si të ushtrojnë këtë punë në mënyrë më praktike dhe më efikase.
Krahas mënjanimit të pengesave për qarkullim më të shpejtë të mallit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore transportuesit shprehen se problem i madh është korrupsioni. Cila është zgjidhja për këtë?
– Absolutisht ka zgjidhje. Mënyra e thjeshtë për të zgjidhur korrupsionin në kufi është që të zgjidhen kushtet që shpijnë drejt korrupsionit. Nëse në një kufi shikoni kolona 20-kilometërshe, atëherë ai është një mjedis që vetvetiu ndihmon në paraqitjen e korrupsionit.Nëse unë jam i fundi në kolonën 20 kilometërshe, përfundimisht kam motivim që t’i jap bakshish atij të cilit mendoj se duhet t’i jap. Prandaj, duam të vendosim e-tir, ky është sistem elektronik dhe në vend se me letra dhe dokumente dhe në vend se të shkohet te doganieri gjithçka të zgjidhet para kohe përmes internetit. Tani u ktheva nga Arabia Saudite ku duan të vendosin këtë sistem, gjegjësisht në të gjitha vendet e Gjirit në vend se kamioni të presë që t’i plotësojë të gjitha dokumentet në internet, të ndalet shumë shkurtimisht dhe doganieri të bindet se ai është kamioni dhe të kalojë. Duan të përdorin tir-in elektronik që të lehtësohet tregtia, ajo të jetë më e sigurt dhe të ulet korrupsioni.
E potenconi bashkëpunimin me qeveritë për zgjidhje të mira për transport …
– Për të përmirësuar ekonominë dhe çështjet e mjedisit jetësor na duhet zgjidhje e mirë për transportin dhe është mirë që ka vetëdije të zhvilluar dhe gatishmëri politike. Njëra prej atyre mënyrave është zhvillimi i partneritetit publik-privat, ndërsa dëshmi për këtë është bashkëpunimi me AMERIT-in. Jam shumë i kënaqur që Maqedonia e Veriut dëshiron të bashkëpunojë me AMERIT-in dhe me BISEK-un dhe të hapet një zonë e frytshme e bashkëpunimit në vendet e BISEK-ut dhe vendet e Lindjes së Afërt.
Sa dëgjohet zëri i asociacioneve të transportit te bartësit e vendimeve politike të cilat edhe në fund janë më të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës?
– Në vendet ku kishte anëtarë tonë ata bashkëpunojnë me Qeverinë dhe ekonominë e kanë në gjendje të mirë. Mendoj se këtu te ju AMERIT-i zhvillon një bashkëpunim të fortë solid me Qeverinë që të mund të fillohen punët. Kur sektori privat nuk bashkëpunon mirë me qeveritë, është evidente se atëherë ekonomia stagnon. Ekonomitë më të avancuar në botë janë ato ku sektori privat dhe Qeveria bashkëpunojnë krah për krah për shkak se kemi qëllimin e njëjtë – rritje të ekonomisë dhe zhvillim dhe progres për të gjithë.
Si u ndihmon IRU asociacioneve transportuese?
– Do të vazhdojmë t’i mbështesim aktivitetet e BISEK-ut. IRU punon edhe jashtë rajonit të BISEK-ut. Tani erdha nga rajoni i Arabisë Saudite ku u takove me guvernatorin e doganave dhe fola për atë se si në vendet e Lindjes së Afërt të kemi shirita të gjelbër për të gjitha llojet e komunikacionit dhe si i gjithë komunikacioni të zhvillohet përmes mënyrës elektronike. Folëm për marshutat tregtare, nga Emiratet përmes Arabisë Saudite, përmes Irakut të mbërrihet deri në Turqi, e më pas të mbërrihet edhe deri në Detin e Zi. Hapim mundësi jo vetëm në Rajonin e Detit të Zi, por edhe rajonin më gjerë. Gjithashtu, bashkëpunojmë me autoritetet këtu në Maqedoninë e Veriut për të parë sesi mund të jepen mundësi më të mëdha për turizmin dhe për tregtinë për të gjitha këto vende.(koha.mk)