Matthijs de Ligt nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Juventusin, me një kaluzolë lirimi prej 150 milionë eurove e cila do të jetë e vlefshme vetëm nga qershori i vitit 2022. Mbrojtësi holandez iu bashkua skuadrës nga Torino për një shumë e cila thuhet të jetë rreth 75 milionë euro. Ai do fitojë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse – të cilat pritet të arrijnë kërkesën e tij prej 12 mln euro, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
19-vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar shumë të pathëna nga karriera e tij, duke treguar edhe një rast qesharak.
“Çdo ditë thuhej diçka e re. Papritur, doli edhe lajmi se një klub nuk më kishte blerë sepse babai im ishte i shëndoshë dhe unë do të kisha të njëjtën tendencë. Është qesharake!” u shpreh ai.
De Ligt debutoi jozyrtarisht me Juven në miqësoren ndaj Tottenham, në të cilën skuadra e Maurizio Sarrit pësoi 3-2.