Matthijs de Ligt thotë se është duke i injoruar kritikat për paraqitjet e tij për Juventusin, sepse është i bindur se po luan mirë për klubin e ri. Shtypit italian nuk është duke i lënë përshtypje loja e mbrojtësit holandez deri tani për Juven, sidomos duke qenë se ai është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit italian, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Mendoj se kam luajtur mirë: isha i qëndrueshëm dhe nuk bëra gabime”, tha 20-vjeçari për De Telegraaf pas fitores së Juventusit 2:1 kundër Lokomotiv Moscow.
“Unë e bëra punën time në mbrojtje. Lokomotiv nuk pati asnjë goditje në portë praktikisht”, shtoi ai. “Nuk jam di shumë për kritikat sepse nuk e lexoj shtypin shumë më, të jem i sinqertë”, theksoi ai.