Mungon vetëm zyrtarizimi! Matthijs De Ligt do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit dhe larg Ajax-it. Konfirmimi i fundit vjen nga Holanda, aty ku mbrojtësi nuk bën pjesë në listën e ekipit që ka udhëtuar drejt Austrisë.
“Zonja e Vjetër” ka rritur presionin për futbollistin dhe ofertën ndaj tij. Ai do t’i bashkohet Juventusit dhe pritet që deri në fund të javës të prezantohet në Torino. Kampionët e Italisë kanë ofruar 67 milionë euro kesh dhe së bashku me bonuse kjo shifër shkon në 75 milionë euro. Pas shumë diskutimeve, më në fund gjuha e përbashkët është gjetur.