De Ligt është i Barçës, zbardhen shifrat, situata dhe prapaskena e marrëveshjes!

Matthijs de Ligt është emri më i përfolur në 24 orët e fundit në opinionin sportiv. Goli i tij dhe kualifikimi i Ajax ndaj Juventusit kanë mbushur faqet e para të gazetave në të gjithë botën.Sot, burime të rrjetit të “ESPN” ka bërë me dije se Barcelona e ka përfunduar marrëveshjen për të marrë shërbimet e mbrojtësit holandez.

MARËVESHJA – Aktualisht Ajax është duke luftuar me PSV për titullin kampion në Holandë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat dhe të dy skuadrat kanë nga 74 pikë secila. Po ashtu, Ajax do të luajë edhe me Willem II në finalen e Kupës.

Për më tepër që tani janë duke konkurruar edhe në gjysmëfinalen e Champions League. Për këtë drejtuesit e klubit holandez kanë kërkuar që asgjë të mos bëhet zyrtare dhe lojtarët ta kenë mendjen e qetë tek ndeshjet e tyre.

SHIFRAT – Për Frenkie de Jong Barcelona pagoi 75 milionë euro, +10 të tjera në formën e bonuseve. Ndërkohë që operacioni për firmën e de Ligt parashikohet të mbyllet në shifrat e 80 milionë eurove, ku 70 milionë do paguajë tek Ajax për kartonin e 19-vjeçarit.

PRAPASKENA – Barcelona po punon me kujdes dhe me hapa të sigurt që të mos iu përsëritet sërish historia e një viti më parë, si në rastin e Antoine Griezmann, që i refuzoi në momentin e fundit. Konkurrenca e Juventus dhe e Bayern Munich ka bërë që drejtuesit e klubit katalanas të arrijnë një marrëveshje të shkruar me ata të Ajax, se për çdo ofertë tjetër që do të shkojë në drejtim të tyre, ata do t’i vënë në dijeni menjëherë.

Po ashtu, Barça është në kontakt të vazhdueshëm me agjentin Mino Raiola. Ndërkaq, më herët presidenti Josep Maria Bartomeu deklaroi në  një intervistë se ai e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e kapitenit të Ajax, por këtë do e tregojë vetëm në fund të sezonit.