Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ende nuk e di ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por këmbëngul se nuk i intereson ana financiare por nëse klubi i ri do të mundë t’ia garantojë atij një vend titullari. De Ligt i ka pasur disa oferta në tavolinë deri tani nga klubet më të mëdha evropiane, por e ka bërë të qartë se paratë nuk do të kenë ndikimin në vendimin e tij për klubin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Paraja nuk është problem”, tha De Ligt për Mundo Deportivo. “Gjëja më e rëndësishme është ta di nëse në ekipin që do të shkoj, do të mund t’i luaj shumë ndeshje”, shtoi ai.
De Ligt do të shkojë në pushim veror dhe gjatë kësaj kohe, do të vendosë për të ardhmen.
“Ende nuk e di se çfarë më thotë zemra. Gjatë pushimit, do të jem në gjendje të mendoj dhe të vendos për të ardhmen”, theksoi ai.