Polimikat pa fund. Nuk kalon një orë e plotë pa pasur lajme dhe shkrime pas ndeshjes Juventus-Napoli, e vlefshme për Kupën e Italisë e fituar në fund pas shumë fjalësh nga vendasit 3:1. Napolitanët janë çmendur me vendimet e gjyqtarit Valeri i cili nuk e dha penalltinë e pastër në mbrojtësin Raul Albiol, kurse në akcionin e radhës Valeri id ha penallti Juventusit. Mediat italiane dhe presidenti i Napolit, De Laurentis e krahasojnë këtë epizod me atë që ndodhi 19 vite më parë (1998) kur luhej ndeshja vendimtare për titull të kampionit Juventus-Inter, kur Iuliano e rrëzoi në zonë fenomenin Ronaldo, dhe gjyqtari Piero Ceccarini dha përparësi dhe menjëherë në kundërsulmin tjetër akordoi penallti për Juventusin (faul nga Taribo West në Alex Del Piero), që cilësohet si “vjedhja” më e madhe në historin e futbollit italian.
De Laurentis: Në ndeshjen e kthimit do të luajmë më skuadër të dytë
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ishte personi më i nërvozuar me vendimet e gjyqtarit Valeri, por sipas tij kjo po ndodh gjithmonë nga ndeshja në ndeshje.
Ai nuk e ka ndërmend ta bëjë interesant ndeshjen e kthimit pavarësisht se 2:0, nuk do të ishte rezultat i paarritshëm për klubin e tij, pasi u ka thënë gjithë mediave italiane se në San Paolo do të luajë skuadra e dytë e Napolit (Primavera). Ky vendim i tij është një lloj frustrimi dhe proteste ndaj Federatës së futbollit të Italisë (FIGC).