Presidenti i Napolit bën të qartë: “Sulmuesi portugez u propozua nga agjenti Mendes, por nuk kishte kohë për të strukturuar një veprim kaq kompleks dhe kishte efekte anësore”. Presidenti i Napolit ka rrëfyer prapaskenën e ofrimit të Cristiano Ronaldos për napolitanët, por De Laurentiis ka treguar se pse dështoi një tratativë e tillë akoma pa filluar.
“Me Jorge Mendes kam një marrëdhënie të mirë dhe ne shkuam në Portugali për të vazhduar operacionin për një portier (Rui Patricio) por pastaj problemet e klubit të Sporting-ut bëri që të tërhiqeshim nga kjo marrëveshje. Dhe është pikërisht Mendes që më propozoi opsionin Ronaldo”, ka thënë De Laurentiis.
DETAJET- Presidenti i Napolit shpjegon në detaje: “Kuptova që marrëdhënia me Realin dhe Perez u prish. Kështu i thash Mendesit: I dashur, ky është një operacion 350-400 milionë. Nuk kam dyshime për lojtarin por unë duhet të strukturoj të gjithë ekipin. Mua më duhen 250 milionët e para për të depozituar dhe më pas ata 100 milionët. Sepse një marrëveshje e tillë i kalon 350 milionët pasi ndryshe nuk do të kishte kuptim. Mendes është tip shumë i shpejt dhe nuk kishte kohë, prandaj kjo marrëveshje të ndërlikuar nuk mund të mbaronte brenda afatit të tij”.
EFEKTET ANËSORE- “Pastaj kam menduar për efektet anësore sepse një si Ronaldo e shkund vendin, dhe kjo do të ndryshonte të gjithë rrjedhën e skuadrës. Me Mazzarin kaluam nga shpenzime në 30 milionë në 120 milionë . Dhe pastaj u ankua për mungesë të lojtarëve të përshtatshëm.
Gjithsesi, urime për Juventusin dhe mirëpresim Ronaldon, i cili do të jetë kripë dhe piper në kampionatin tonë “.