Emri i parë në listën e merkatos së Napolit për sezonin tjetër është ai i Hirving Lozano. Carlo Ancelotti e shprehu publikisht pak kohë më pare pëlqimin e tij për talentin meksikan ndaj dhe drejtuesit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, të famshmin Mino Raiola, për të hedhur bazën për një akord paraprak.
De Laurentiis dëshiron të shmangë konkurrencën e mundshme në verë për 23-vjeçarin, ndaj dhe dëshiron të mbyllë sa më shpejt një marrëveshje, ndërkohë që vetë lojtari ka dhënë “ok” për transferimin.