Portieri spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq” David de Gea pritet ta lidh të ardhmen e tij me Manchester Unitedin, bën të ditur Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Portieri spanjoll do ta nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, me një pagë të majme prej 400 mijë funtesh në javë. Ai pritej të largohej gjatë periudhës së Jose Mourinhos në “Old Trafford”, por tash është i gatshëm për ta nënshkruar kontratën e re në javët në vazhdim. Ish-portieri i Atletico Madridit është njëri prej portierëve më të mirë në botë viteve të fundit.
Ai ishte pranë transferimit në Real Madrid, por në fund “Los Blancos” u përcaktuan për ish-portierin e Chelseat, Thibaut Courtois