E ardhmja e David De Gea-s duket se është gjithnjë e më larg Manchester United. Kontrata e poriterit skadon në qershor të vitit të ardhshëm edhe pse ekziston mundësia që marrëveshja të shtyhet edhe më një vit në mënyrë që Djajtë e Kuq të mos e humbasin gardianin me parametra zero.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike spanjolli duket se ka pranuar ofertën e PSG, një ofertë jo e zakonshme, por një kontratë që do ti garantonte atij 17,6 milionë euro në sezon dhe që do ta bëntë De Gean portierin më të paguar. Madje aludohet se De Gea ka firmosur dhe një parakontratë me afat 4-vjeçar me klubin parizien, ndërsa në arkat e United do të shkojnë 70 milionë euro.
Gjithsesi operacioni nuk duket edhe aq i thjeshtë pasi PSG është ende në pritje të vendimit që do të vi për klubin në lidhje me zbatimin e rregullave të fair-play financiar, nëse merren masa atëherë kampionët në fuqi të Francës do të detyrohen të heqin dorë nga Neymar për të cilin Reali i Madridit vazhdon të qëndrojë pas dere.
Emri i David De Geas është një dëshire e trajnerit Tuchel dhe nëse nuk ndërrmeren masa administrative ndaj klubit atëherë drejtuesit e Parisit do të bëjnë çmos për t’ia plotësuar këtë dëshirë gjermanit.