David de Gea, portieri spanjoll i Mançester Junajted, tashmë ka filluar bisedimet me drejtuesit e klubit britanik që të rinovojë kontratën, e cila aktualisht e lidh atë deri më 30 qershor 2019. Mançester junajted dëshiron ta lidhë portierin ndërkombëtar spanjoll, David de Gea , para se ai të jetë i lirë të negociojë të ardhmen e tij jashtë “Old Trafford”.
Siç raportohet nga gazeta britanike “The Independent”, David de Gea do të ulet në javët e ardhshme me udhëheqësit e Junajted, të cilët e kuptojnë se portieri nuk do të kundërshtojë një zgjatje të kontratës së tij aktuale dhe do të refuzojë përfundimisht mundësinë e nënshkrimit me Real Madridin, i cili e ka ndjekur atë shumë vite nga afër. Ata, gjithashtu, e kuptojnë se David de Gea është i kënaqur në Mançester, prandaj është i hapur për zgjatjen e kontratës së tij aktuale. Ndërkohë, si Mançester J. dhe David de Gea kanë miratimin e trajnerit portugez, Hoze Murinjo, i cili ka miratuar vazhdimësinë e David de Gea, që konsiderohet si një nga portierët më të mirë sot për sot.