David De Gea me shumë gjasa në ndeshjet e radhës për Spanjën pritet ta humbas pozitën e titullarit. Portieri i Manchester United po zhgënjen me paraqitjet e tij që një kohë për Spanjën. Tre golat e pranuar mbrëmë ndaj Kroacisë dhe forma vazhdimisht e luhatshme kanë bërë që De Gea pas disa viteve ta humbas pozitën e titullarit në përfaqësuese. Një sondazh i hapur në gazetën spanjolle, AS, ka treguar se De Gea e ka humbur besimin edhe tek tifozët. Nga katër alternativa, De Gea është më së paku i preferuar nga tifozët. Luis Enrique raportohet se do t’i jap shansin Kepas në ndeshjet e radhës për Spanjën.