Kevin De Bryne beson se gara e Premier Ligës është tashmë midis Mançester Sitit dhe Mançester Junajtedit, por paralajmëroi se gjërat mund të ndryshonin shpejt. De Bryne dhe Siti kanë bërë një fillim të shkëlqyeshëm të kampionatit, duke fituar shtatë dhe barazuar një nga tetë ndeshjet e para, duke qenë dy pikë të qarta në krye. Mançester Junajtedi dhe Hoze Murinjo janë e vetmja skuadër e pamposhtur, duke mbajtur distancën me tri pikësh nga Totenhemi i vendit të tretë. De Bryne thotë se u shfaq beteja titullar për titull midis Sitit dhe Junajtedit që tani.
“Për momentin unë mendoj kështu, por gjithkush është ende atje, duke luajtur dhe duke shpresuar”, tha ndërkombëtari i Belgjikës për “ESPN FC”. “Është kaq herët, sa, nëse humbisni dy, ose tri ndeshje, ju ktheheni në një pozitë më të ulët. Ne duhet ta mbajmë këtë ritëm”, shtoi më tej belgu.
Ndryshe, skuadra e Pep Guardiolës është lavdëruar për stilin e saj këtë sezon dhe ka shënuar 29 gola në Premier Ligë, duke pësuar vetëm 4 gola. De Bryne beson se Sity po prodhon llojet e shfaqjeve që dëshiron trajneri i tyre spanjoll.
“Unë mendoj se jemi shumë më shumë se çfarë ai dëshiron”, tha belgu “Është e qartë se një lojë do të jetë më e mirë se tjetra. Një herë do të duket më shumë si ekipi i tij se tjetri, por mendoj se mënyra se si luajmë është gjithmonë e njëjtë. Ne luajmë me futbollin dominues dhe dëshirojmë të bëjmë shumë presion mbi kundërshtarin. Dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë kemi punuar mirë. Është e vështirë të vazhdosh me ritëm të plotë gjatë gjithë kohës, por për momentin të gjithë janë në formë të mirë”, përfundoi ai.