Kevin De Bruyne është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që arrin në kuotën e 50 asistimeve. Mesfushori belg ishte i magjishëm në fitoren e Manchester Cityt 1-3 në udhëtim te Bournemouthi, duke asistuar në golin e parë të Sergio Agueros. De Bruyne ndër vite po tregon se është njëri ndër mesfushorët më të mirë aktualisht në botë, derisa ka vendosur një rekord të madh në ligën anglez.
Belgu është bërë lojtari më i shpejtë që arrin të bëjë 50 asistime në Ligën Premier brenda 123 ndeshjeve.
Ylli i Citizens e ka lënë pas vetes Mesut Ozilin e Arsenalit që iu dashen 141 ndeshje për t’i bërë 50 asistime.
De Bruyne pas vetës ka lënë edhe emra të njohur si Eric Cantona (143), Dennis Berkamp (146), Cesc Fabregas (156), David Silva (166), David Beckham (170) dhe Thierry Henryn (174).
Fastest players to reach 50 Premier League assists:
Kevin De Bruyne
• 123 games
Mesut Özil
• 141 games
Eric Cantona
• 143 games
Dennis Bergkamp
• 146 games
Cesc Fàbregas
• 165 games
David Silva
• 166 games
David Beckham
• 170 games
Thierry Henry
• 174 games