Frank de Boer është i gatshëm të marrë një skuadër të re. Frank de Boer është kandidat për postin e trajnerit të Galatasaray. Portali turk, “Sporx” ka bërë të ditur se strategu holandez është duke u konsideruar nga gjiganti turk si pasardhës i bashkëkombësit të tij, Riekerink. Një opsion tjetër është ish trajner i Werder Bremen dhe Hannover, Thomas Schaaf. De Boer është i lirë pas shkarkimit nga Inter.