Sepse kemi humbur në Itali dhe shanset tona për kualifikim priren drejt zeros tashmë.
Çfarë ka ndodhur me Xhakën?
Pasi nuk luajti ndaj Italisë, me ka dërguar një SMS me shkrim, ku më thoshte se po kthehej te Bazeli, për t’u trajnuar atje.
Çfarë i thatë ju?
Natyrisht, i thashë se për mua nuk ka shenjtorë në ekip, nuk ka Maradona dhe Pele.
Kjo do të thotë…
Që të gjithë janë të barabartë. Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet e trajnerit.
T’ju them të drejtën ky veprim, në këtë mënyrë, nuk erdhi si një e papritur për mua. Edhe në Kampionatin Europian 2016, në Francë, ka bërë një sjellje të papranueshme, për shkak se ishte thjesht një zëvendësues.
Pse nuk luajti ai ndaj Italisë?
Ai ka luajtur çdo ndeshje kualifikuese, veç njërës. Kundër Italisë kisha plane të tjera taktike.
A ka Taulant Xhaka ende të ardhme në kombëtaren e Shqipërisë?
Kjo është pyetje për atë, jo për mua.
Amir ka probleme në gju. Ne kemi bërë çdo gjë, që ai të mund të jetë gati në Palermo. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ka ikur nga kombëtarja tani, e ka një kuptim. Me rëndësi është që të jetë i shëndetshëm përsëri. Me të ka zero probleme.
Po me tifozët shqiptarë çfarë ndodhi?
Ndeshja ishte pranë ndërprerjes përfundimtare për shkak të tyre… Unë nuk e kuptoj. Në pesë vitet e fundit, sa e drejtoj unë Shqipërinë, kurrë nuk kemi pasur problem me tifozët tanë.
A iku tashmë treni i kualifikimit për Shqipërinë?
E kisha thënë që në fillim të eliminatoreve, që normalisht nuk kishim shanse në këtë grup. Do të kisha preferuar të luaja kundër Letonisë, si Zvicra. Në atë rast, me shumë mundësi do të fitonim.