Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi është në kërkim të një aventure të re, teksa zërat e merkatos nuk mungojnë. Së fundmi mediat italiane raportojnë për një interesim të Frosinones, e cila pritet të shkarkojë trajnerin actual Longo, për rezultate të dobëta.
Për skuadrën e Serisë A, e cila mban vendin e parafundit në renditje, De Biazi i duhuri, por sipas “TG24.info” negociatat me trajnerit dhe drejtuesve të Frosinones kanë ngecur. Kjo për shkak të kërkesave të larta financiare të 62-vjeçarit si dhe kushtet e vendosura për ndërhyrje në merkato.
I kontaktuar mbrëmjen e djeshme nga media italiane “TG24.info” në lidhje me interesimin e klubit të Serisë A, De Biazi është përgjigjur: “Unë te Frosinone? Nuk di asgjë, jam në Romë duke parë ndeshjen me Xhenoan”.
Mbetet për t’u mësuar në orët në vazhdim, nëse drejtuesit e Frosinones janë tërhequr përfundimisht nga pista “De Biazi”, apo negociatat mund të rihapen sërish.