Ai e shprehu hapur se Shqipëria tani është në garë vetëm për vendin e tretë.
“Ndaj Izraelit u bë një ndeshje që nuk e prisnim. I paguam shumë shtrenjtë disa vendime arbitrale të diskutueshme. Çfarë ndryshon tani? Mendoj se Italia me Spanjën nuk do ta kenë aspak të vështirë të dalin në vendin e parë dhe të dytë. Vendi i tretë vlen pak, por për ne mund të jetë i rëndësishëm dhe do të provojmë ta kapim në 6 ndeshjet e mbetura”, tha De Biazi, transmeton oranews.
Duke filluar nga sot, tekniku i kuqezinjve do të fillojë të studiojë me vëmendje kundërshtarin e radhës të Shqipërisë, për të tentuar një surprizë të madhë në mars në transfertën ndaj kombëtares së vendit të tij.
Vetë traineri i kombëtares ka lënë pas cdo polemikë ka prodhuar pasndeshja me Izraelin, në një kohë që pauza e gjatë e sfidës së ardhëshme eleminatore me Italinë ka bërë që analiza të jetë më gjakftohtë.
Trajneri është vënë së fundmi në shënjestër të akuzave për futjen e 3 sulmuesve në fushë, packa se që pas minutës së 65-të ndeshja ishte 0-2 dhe shqipëria luante me 9 lojtarë në fushë.
Gjurmë xhelozie nga ana e klasës shqiptare të trainingut në drejtim të numërit 1 të kombëtares shqiptare, i cili gjithsesi nuk ka hyrë në asnjë moment në këtë polemikë të lindur, sipas tij, tërësisht të panevojshme.