Trajneri i Hellas Veronas, njëherësh ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur për Amir Rrahmanin, që është transferimi më i ri i klubit italian të Serie A.
De Biasi, në një deklaratë për “La Gazzetta dello Sport”, ka thënë se Rrahmani është qendërmbrojtës, është i fuqishëm fizikisht, ka aftësi të mira me topin dhe ka vizion të mirë të lojës.
“Ai po ashtu është në gjendje të nis aksion nga vija e fundit. Natyrisht se përvoja në Serie A është ndryshe nga ajo që e ka fituar ai deri më tani. Por, me Dinamo Zagrebin, ai e ka fituar kampionatin kroat, një garë që e përcjell vazhdimisht, niveli i së cilës është shumë ndryshe”, ka thënë De Biasi, duke theksuar se “vlera e djaloshit është e garantuar”, transmeton Koha.net.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, dje ka nënshkruar me Veronan. Kalimi i tij në klubin italian ka kushtuar 2.1 milionë euro, sipas mediave italiane.