Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po e viziton Universitetin e Tetovës, ku u takua me zëvendës-dekanin Arben Çeliku. Në fillim të ligjëratës së tij para studentëve të Universitetit të Tetovës, Davutogllu tha se kur viziton Tetovën, nuk e ndjen veten si i huaj. Davutogllu, i cili është edhe doktor “Honoris Cauza” në Universitetin e Tetovës, theksoi se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së. Përfaqësues të Universitetit të Tetovës thanë se kanë nderin që të kenë në prani profesorin Davutogllu, gjithashtu duke theksuar se ai në UT nuk është mysafir, por është në shtëpinë e tij.