David Silva, nuk është pajtuar me klubin e tij aktual Manchester City për ta vazhduar kontratën. Futbollisti spanjoll menjëherë ka rënë në shënjestër të dy klubeve gjigante të Evropës.Liverpooli dhe Inter janë duke planifikuar që ta sjellin në klubin e tyre këtë mesfushor.
Silva, 31 vjeç, e përfundon kontratën me Cityn në verë të vitit 2019. Pep Guardiola dëshiron t’ia dorëzojë spanjollit një zgjatje prej 12 muajsh, për ta mbajtur atë larg nga kthetrat e çdo personi të mundshëm që është i gatshëm t’ia ofrojë Silvas një marrëveshje fitimprurëse afatgjate.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e sheh Silvasn si një alternativë të mirë për të lënduarin Adam Lallana. Gjiganti italian, Interi është gjithashtu i interesuar për lojtarin spanjoll, i cili ka gëzuar një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit duke ndihmuar skuadrën e tij të jetë lider i Ligës Premier.