Presidenti i SHBA ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.
Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar. Aktualisht shërben si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.
Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, Drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.
Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA në Rusi. Po kështu ka shërbyer në Misionin e SHBA në OSBE në NATO, në Tiranë, dhe në Ankara. Me origjinë nga Illinois, ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave. Ai gjithashtu mori një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit. Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.