Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, Zhozep Daul, vlerësoi se takimi i djeshëm i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në Davos, paraqet “dritare të mundësive” për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin. Daul në një deklaratë për “Euroaktiv” thotë se shpreson që do të ketë rezultate konkrete nga këto bisedime.
“Shpresoj se do të gjendet zgjidhjeve e pranueshme për të dy palët dhe ne e përshëndesim këtë dritare të mundësive që mund të sjellë deri në rezultate konkrete”, thotë Daul. “Euroaktiv” thekson se qëndrimi i njeriut të parë të PPE është në kundërshtim me qëndrimin e anëtares së saj – partisë më të madhe greke Demokracia e Re, e cila e kundërshton mënyrën në të cilën Qeveria greke i zhvillon negociatat për emrin e Maqedonisë.