Partizani, Shkëndija e Tetovës dhe Feronikeli do të vazhdojnë që nga java e ardhshme rrugëtimin e tyre në Ligën e Europës, pasi u eliminuan nga Liga e Kampioneve. Të tre skuadrat do të kërkojnë të ecin sa më shumë në arenën ndërkombëtare, edhe pse përballë nuk kanë sfida shumë të lehta në këtë tur.
Gjithsesi, ata kanë përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të tyre, me vetëm Partizanin që do të zhvillojë të dy sfidat ditëve të enjte, siç luhen zakonisht në Ligën e Europës. Të kuqtë do të presin të enjten e ardhshme në shtëpi Sherif Tiraspol në ndeshjen e parë, e cila do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 17:30. Ndërkohë, edhe ndeshja e kthimit do të jetë në të enjten e 1 gushtit, në stadiumin e Tiraspolit në Moldavi, në orën 19:00.
Shkëndija do të luajë dy ndeshjet e saj të martave, duke filluar nga ajo në Shkup ndaj Dudelanzh që fillon në orën 17:55. I njëjti orar për të martën e 30 korrikut rezervohet edhe për sfidën e kthimit.
Ndërkohë, Feronikeli luan të mërkurën e ardhshme në transfertë ndaj Slovan Bratislavës, në orën 18L00, ndërsa pret të martën e 30 korrikut ekipin sllovak në Prishtinë në duelin që do të fillojë në orën 18:00.
NDESHJET
E martë, 23 korrik
Shkëndija Tetovë-Dudelanzh 17:55E mërkurë, 24 korrik
Slovan Bratislava-Feronikeli 18:00E enjte, 25 korrik
Partizani-Sherif Tiraspol 17:30E martë, 30 korrik
Dudelanzh-Shkëndija 17:55
Feronikeli-Slovan Bratislava 18:00E enjte, 1 gusht
Sherif Tiraspol-Partizani 19:00