Douglas Costa u largua nga Italia para pak ditësh. Vendimi erdhi pasi lojtari i Juventusit e pa të arsyeshme të mos rrezikonte shumë. Costa, me anë të Instagramit ka zbuluar edhe datën se kur do rikthehet në Itali. Kujtojmë që Costa ndodhet aktualisht në Brazil, me situatën atje që është shumë me e qetë se në Europë.
“Do të kthehem në Itali me 3 prill” – shprehet Costa. Pas mbërritjes, ai do zbatojë ligjin e të ardhurve nga jashtë. Pra, braziliani do futet në karantinë për 14 ditë me rradhë. Douglas Costa nuk është i vetmi lojtar bardhezi që ndodhet jashtë vendit, pasi Ronaldo dhe Higuain kanë bërë të njëjtën gjë. Niveli i rrezikut është i lartë pasi te kampionët e Italisë ka lojtarë të prekur nga Coronavirus si : Dybala, Matuidi dhe Rugani.