Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit do të caktohet pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri te Kuvendi do ta dorëzojë Raportin për rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe mandatet e fituara, informojnë sot nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanoski. Sipas paralajmërimeve nga KSHZ-ja, Raporti deri te Kuvendi do të dorëzohet të mërkurën, kështu që pritet që atëherë të kuptohet data e konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit. Sipas nenit 63 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, përbërja e sapozgjedhur e Kuvendit mblidhet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake. Në qoftë se nuk caktohet seancë konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Sipas nenit 90 nga Kushtetuta, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kanditatit të partisë, gjegjësisht partitë që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Kuvendit. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm të deputetëve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor VMRO-DPMNE fitoi 51 deputetë, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Dje në vendvotimin 2011 në Tearcë u rivotua, por numri i votave të marra nuk ndikoi mbi numrin e mandateve që e fituan partitë.