Shkup, 2 janar – Me rrumbullaksimin e Marrëveshjes së Prespës, Republika e Maqedonisë do ta plotëson kriteriumin politik për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), por nuk është gjithçka e sigurtë se në muajn qershor do ta merr datën për fillimin e bisedimeve. Optimizëm se Republika e Maqedonisë do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në ekziston edhe te Qeveria edhe te analistët, por megjithatë ekziston një fije rezerv në të dyja palët.
“Është një proces i dyanshëm, i cili varet edhe nga gjendja në vet vendet anëtare dhe nga rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Nga Komisioni i ri Evropian (KE). Jam i sigurt se Maqedonia do të jetë e gatshme, megjithatë nuk e di faktorin e e anës tjetër se a do të jetë i gatshëm që të sjell vendim”, ka deklaruar Bujar osmani, zëvëndës-kryeministër për Çështje Evropiane, transmeton gazeta KOHA.
Nga ana tjetër, Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci thotë se ekzistojnë më shumë faktor të cilët kanë ndikim në marrjen e vendimeve nga ana e Brukselit zyrtar.
“Ka shumë faktor, nuk varet vetëm se nga ne, po ashtu shumë me rëndësi është se si do t’i zbatojmë reformat. Megjithatë në Këshillin e Evropës janë 28 anëtarë, dhe tash do të jenë 27 anëtarë dhe e gjithë ajo është një vendim politik”, thotë Naçev.
Lidhur me deklaratën e mëparshme të eveo-komisarit Johanes Han se Republika e Maqedonisë mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2025, nga zëvëndës-kryeministri Osmani është cilësuar si deklaratë e vitit.
“Deklarata e komisarit Han se Republika e Maqedonisë është e gatshme që ta anëtarësohet në BE në vitin 2025 është deklaratë e vitit”, ky është qëndrimi i zv/kryeministrit Osmani. (Koha.mk)