Data kur hyjnë në fuqi kushtet e reja të privatësisë, WhatsApp tenton të bindë përdoruesit t’i pranojnë

27

Përpjekja e parë e WhatsApp për t’i bërë përdoruesit që të pranojnë rregullat, nuk rezultoi e suksesshme.

Kjo pasi përdoruesit refuzuan t’i pranonin dhe shkarkuan nëpër celularët e tyre aplikacione të tjera të mesazheve.

Aplikacioni më popullor i mesazheve WhatsApp po tenton përsëri që t’i bëjë përdoruesit të pranojnë kushtet e reja të privatësisë. Në këtë përpjekje të dytë, përdoruesit e WhatsApp kanë kohë deri më 15 Maj që të pranojnë këto rregulla të reja të privatësisë ose llogaritë e tyre do të bllokohen.

Sipas rregullave të reja të WhatsApp, termat e privatësisë së përdoruesve do të ndahen me Facebook, kompaninë që ka në pronësi aplikacionin e mesazheve.

Ky fakt revoltoi përdoruesit të cilët refuzuan të pranonin kushtet e reja, dhe hoqën dorë nga WhatsApp duke shkarkuar aplikacione rivale.

Kushtet e reja të privatësisë së WhatsApp hyjnë në fuqi më 15 Maj 2021.

Përdoruesit do të duhet t’i pranojnë nëse duan të përdorin aplikacionin përtej asaj date.