Shkup, 13 qershor – Ne detyrat tona i kemi përfunduar pothuajse në tërësi dhe e hodhëm topin në fushën e BE-së. Sipas Raportit të KE-së ka mjaftë argumente. Këshilli i ministrave të hënën dhe të martën të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave, por ai vendim nuk varet vetëm nga ky Raport, por nga vështirësitë në definimin e kalendarit për sjelljen e vendimeve për shkak të detyrave të brendshme që i paraprijnë BE-së.
Këtë e theksoi këshilltari për integrim euroatlantik në zyrën e kryeministrin dhe negociues kryesor teknik Bojan Mariçiq në daljen hyrëse të prezantimit të sotëm të Analizës komparative të raporteve të KE-së për avancimin e vendit tonë për tre vitet e fundit të përpunuar nga EUROTHINK dhe Fondacionit Shoqëri e hapur-Maqedoni.
Theksoi se Qeveria pas sjelljes së Raportit zbatoi ofensivë intensive diplomatike në të gjitha qytetet më të mëdha në Evropë dhe Bruksel për lobimin me qëllim të fillimit të negociatave këtë verë, ku argumenti kryesor, siç tha, është vlerësimi i vendit sipas meritave individuale duke i theksuar mes tjerash edhe kontestet e zgjidhura me Greqinë dhe Bullgarinë, implementimin e marrëveshjes së Prespës.
“Vitin 2019 unë e shoh si vit i fillimit të negociatave. Nga të gjitha kontaktet të të gjitha adresave të rëndësishme asnjë shtet nuk ka shprehur rezervë se RMV-ja nuk duhet t’i fillojë negociatat këtë vit. Dilemat rreth kalendarit për sjelljen e vendimeve rrjedhin nga burime tjera, nga situata me dakordimin e kornizës institucionale të KE-së, kryetra të Parlamentit, kryetar të Këshillit të Evropës… Kështu që ne nuk kemi dilemë se kurdo që të sillet vendim për ne do të jetë pozitiv. Kemi pritje legjitime edhe pas takimit të sotëm në Berlin se sivjet me siguri do të marrim vendim dhe datë për fillimin e negociatave”, ka thënë Mariçiq.
Sipas Lupçu Petkovskit drejtor ekzekutiv i EUROTHINK, argumenti kryesor i elitave politike në Gjermani dhe Francë dhe shtetet tjera pse kanë rezerva ndaj zgjerimit është rritja e populizmit djathtist në Evropë, por thotë, kundër tij nuk mund të jenë zgjedhjet me pengimin e zgjerimit. Arsyeja e dytë është edhe fakti që së shpejti në Greqi do të ketë Qeveri të re.
“E dimë që Prespa është argumenti më i fuqishëm me të cilin shteti ynë mund të inkuadrohet dhe të kërkojë të zhbllokohen proceset. Do të ketë qeveri e re e cila nuk është shumë i prirë në Prespë. E dimë se implementimi i Marrëveshjes së Prespës, varet nga dinamika e inkuadrimit të Maqedonisë ndaj Evropës, kështu që sërish do ta dërgojë këtë mesazh se është me rëndësi jo vetëm në mënyrë simbolike që të hapen negociatat, por është edhe akt praktik, në të kundërtën nuk do të dënohet vetëm Qeveria jonë, por shoqëria jonë”, ka thënë Petkovski.
Fani Karanfilova – Panovska nga Fondacioni Shoqëri e hapur theksoi se Analiza komparative e titulluar “Datë për reforma 2016-2019” tregon avancim të madh nga viti 2016 deri në 2019 në të gjithë kapitujt edhe lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, veçanërisht në pjesën e luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar, shërbimet e sigurimit, reformën në administratën publike dhe qeverisjen e të drejtës ku ka avancim të dukshëm.
“Kjo nuk thekson në konkludimin dhe insistimin e Këshillit Evropian të caktuar për në qershor, nëse nuk përcakton atëherë datë për fillimin e negociatave, në konkludimet e veta shtetet anëtare të bëjnë përpjekje dhe nga KE-ja të kërkojnë të përcaktojë kornizë kohore të saktë për fillimin e negociatave dhe vendim për datë për negociata që të sillet në tetor, kur është planifikuar Këshilli i ardhshëm Evropian”, ka thënë Karanfilovska- Panovska. (koha.mk)