Data e zgjedhjeve nënkupton dhe hapjen e kufijve

30

Ministri i Brendshëm Naqe Çulev u shpreh se në rast se arrihet marrëveshje eventuale për datën e zgjedhjeve atëherë duhet me automatizëm të hapen edhe kufijtë e vendit, që tu mundësohet bashkatdhetarëve tanë që punojnë jashtë vendit të vijnë dhe të votojnë. Sipas tij krahas bashkatdhetarëve e rëndësishme është edhe prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Në rast se vendoset që të shkohet në zgjedhje atëherë është e domosdoshme që të hapen kufijtë, sepse duhet të vijën vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe që t’ju mundësohet bashkatdhetarëve tanë që të vijnë dhe të votojnë”, tha ministri i brendshëm Naqe Çulev.

Comments are closed.