Kjo mund të konsiderohet nga ato çmenduritë që mund të përfundojnë me pasoja dramatike, raporton Ora News.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën A12 të shtunën vonë në Belgjikë, ku një karvan makinash, që si duket shkonin për të marrë nusen, paralizuan përkohësisht autostradën.
Shoferët që udhëtonin në drejtim të Brukselit u ndalën dhe ndaluan trafikun. Ata dolën në autostradë së bashku me pasagjerët e automjeteve për të ngritur dhëndrin në ajër.
Policia belge shkoi menjëherë në vendngjarje pasi mori denoncimin, por ata ishin larguar.
Ministri belg, Ben Weyts, e ka denoncuar këtë sjellje në Twitter: “Veprim vdekjeprurës, i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë shumë të vendosur në bazë të dëshmive dhe imazheve video. Është koha për të bërë një shembull. Autostrada publike nuk është e tyre “
Policia po punon për indentifikimin e personave që u përfshinë në ngjarje.