Dasmat e yjeve shqiptarë më 2017

Disa dasma bënë bujë të madhe duke mbuluar të gjitha mediat rozë dhe duke pushtuar opinionin shqiptar. “RTV21” ka përmbledhur në një listë disa prej emrave më të njohur që sivjet kurorëzuan dashurinë me martesë:

Më 13 shkurt, në Beverly Hills u martua bukuroshja shqiptare Almeda Abazi me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman.

Më 27 korrik, u martua edhe çifti i njohur muzikantësh Orinda Huta dhe Turian Hyska.

Dasmë përrallore u konsiderua edhe ajo e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut më 1 shtator, përcjell albinfo.ch.

Nëntë ditë më vonë, mediat u pushtuan me lajmet nga dasma e reperit të njohur Getoar Selimi me prezantuesen shqiptare Marina Vjollca.

Në shtator u martua edhe kreatori i njohur Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani, në një ceremoni private në Las Vegas.

Vokalisti i grupit  “NRG Band”, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli më 30 shtator kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dasma e fundit ishte ajo e modeles së njohur shqiptare, Angela Martini e cila me 12 dhjetor është martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.