Pas 5 vitesh, më në fund Antonio Konte, mund të ketë nën urdhërat e tij, lojtarin e Juventusit Huan Kuadrado.
Siç raporton “Tuttosport”, kolumbiani kërkon të largohet nga Juventusi, e cila gjithashtu do të shkëpusë kontratën me lojtarin. Interi është e gatshme të blejë Kuadradon dhe mund të futet në tratativat e Juves për Ikardin.
Konte e ka kërkuar kolumbianin, që në kohën që ishte trajneri i Juves, por ai lëvizi te Çelsi dhe nuk mundi kurrë ta stërvisë atë.
Kështu që “dashuria” mes tyre, mund të kurrorëzohet gjatë verës, lëvizje që do ta bëntë shumë të lumtur Konten.