Është zyrtare: Mark Zuckerberg I dha dritën jeshile në Shtetet e Bashkuara Facebook Dating, një shërbim online takimesh që mund të përdoret për gjetjen e shpirtit binjak.
Krijuesi i rrjetit më të famshëm social të botës është I bindur se të dhënat personal në dispozicionin e tij do ta lehtësojnë njohjen me partnerët potencialë. Njoftimi ço i në rrëzimin e menjëhershëm në Wall Street të Match.com: platforma e takimeve që kontrollon aplikacionin Tinder pësoi humbje me 7,2%.
Përmes shërbimit të Facebook-ut, single-ave u propozohen disa partnerë të mundshëm, të përzgjedhur nga algoritmet në bazë të disa kritereve që përfshijnë dhe preferencat e treguara nga i interesuari. Nëse interesi në fund është reciprok, personat vihen në kontakt me njëri tjetrin.