Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi tashmë është në një lidhje dashurie me ish-futbollistin e Feronikelit, Keith Groeneveld.
Edhe pse 19 vite diferencë, Adriana nuk e ka këtë problem, madje dyshja për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre në një intervistë në “Prive”.
Adriana ka thënë se e kalon shumë mirë me të, pasi që janë dashuru në shpirtat e njëri-tjetrit.
“Unë nuk jam tip që dal shumë, e kam një kafiq që rri aty. Ky ka ardh aty më moti, e kam pa dhe e kam prit si klient, kemi fol edhe aq”.
“Jemi tu u ni shumë mirë me njëri tjetrin, e kuptojmë njëri tjetrin jashtëzakonisht shumë mirë. Unë përpara nuk e kom njoft, edhe ai nuk e ka ditë se kush jam unë. Nuk u dashuru ky në mu për shkak se jam aktore dhe as unë nuk jam dashuru në të për shkak se ëshë futboller. Nashta kjo e ka bo qe na me kanë shumë më të afërt. Në jemi dashuru në shpirtat e njëri tjetrit. Unë kom gjet shumë njerëzi të ky, edhe ky e ka pa që jam shumë përtoke. Jemi pëlqy, na ka ec muhabeti dhe kemi folë për shumë tema që ma përpara nuk kisha me than që kom pas një komunikim të tillë me najkan”.
Ndërsa Keith tregoi se për herë të parë Adrianën e ka parë në Dar dhe aty e ka vërejtë që ka një zemër të madhe.
“Për herë të parë e pashë në Dar, e vërejta se ka një zemër të mirë, të madhe. Është shumë e sjellshme. Pastaj, herën e parë qe dolëm për darkë bashkë folëm për shumë gjëra. Ne folëm për jetën e saj, jetën time, për gjithcka. Për planet tona, për synimet tona. Dhe pastaj, më “zuri”.