Muzikanti iranian i rrugës Muhammed Bakir Shejhgermçi (32) tha se “Mbështetemi nga populli. Megjithatë, kemi vështirësi në ushtrimin e artit për shkak të presioneve në vend”. Shejhgermçi, defisti dhe poeti i cili interpreton muzikë tradicionale iraniane në rrugët e Teheranit, zhvilloi bisedë me gazetarin e Anadolu Agency (AA) në lidhje me artin të cilin e performon dhe vështirësitë. Me veprat e tij të cilat theksojnë dashurinë, paqen, unitetin dhe bashkësinë, Shejhgermçi tha se përpiqet që njerëzve t’ua mundësojë ta shikojnë jetën përmes një dritareje tjetër. Shejhgermçi, prej dhjetë vitesh performon në rrugë, ndonjëherë vetëm e ndonjëherë në grup. “Për herë të para defin me dorë e kapa para 18 vitesh në shtëpinë e hallës time. Fillova t’i imitoja pjesët që i dëgjoja nga kasetat. Interesimi im për muzikën buron nga fakti se disa nga të afërmit e mi të ngushtë janë muzikantë”, tha ai.
“Kërkoj njeri”
Shejhgermçi e prek me dashuri defin në të cilin gjenden fjalët “Insanem arzu” që kanë kuptimin “Kërkoj njeri”, fjalë këto që i gjen në poezinë e Mevlana Xhelaleddin Rumit inspiruar nga filozofi Diogjeni. Shejhgermçi më tej tha se fjalët e pjesëve që i interpreton janë nga poezitë personale të tij ose nga mësuesi i tij në fushën e poezisë Muhammed Riza Haxhi. “Mbështetemi nga populli. Megjithatë, kemi vështirësi në ushtrimin e artit për shkak të presioneve në vend. Bashkia dhe forcat e sigurisë kohë pas kohe na pengojnë. Muzika e rrugës e cila ekziston në shumë vende të botës, në Iran pengohet me arsyetimin se është lypësi ose dëmton moralin e përgjithshëm”, u shpreh Shejhgermçi. Në vazhdim Shejhgermçi tha se në vitin 1996 është themeluar në njësit i sigurisë në emër të Komitetit. “Nëse dikë e shihnin me saz (lloj instrumenti) në rrugë, ai dënohej me fshikullim. Kjo gjendje gradualisht u zbut. Në periudhën kur Hashemi Rafsanxhani dhe Muhammed Hatemi ishin presidentë, shtypjet u reduktuan. Megjithatë dikush (Meshhed Xhuma Imami Ajetullah Ahmed Alemelhuda) dhe mund të thotë se muzika është haram (e ndaluar). Megjithëse presidenti Hasan Ruhani mund të dalë kundër kësaj, sërish vazhdojnë deklaratat e tilla arbitrare që mund të jenë shkaktarë të shtypjeve”, tregon ai.
Shejhgermçi në Stamboll
Duke u ankuar se në shtetin e tij nuk ka unitet mes muzikantëve të rrugës, Shejhgermçi theksoi se muzikantët nuk marrin iniciativë në këtë drejtim nga frika të mos perceptohen si strukturim politik. Ai vuri në pah se në të ardhmen e afërt do të performojë në Rrugën Istiklal të Stambillit. “Së shpejti në Turqi do ta interpretoj muzikën tradicionale të Iranit. Populli iranian i njeh artistët turq si Ibrahim Tatlıses, Emel Sayın dhe Ahmet Kaya. Edhe unë dua që muzikën e Iranit ta prezantoj në Turqi”, u shpreh Shejhgermçi.