Shkup, 16 qershor – Pas emërimit të Vllatko Kostov për trajner i Renovës, gjatë ditës së djeshme është përcaktuar edhe emri i ndihmëstrajnerit, ndërsa ai do të jetë Dashmir Beari.
Këtë lajm për gazetën KOHA e konfirmoi vet trajneri tetovar, njëkohësisht edhe ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë deri 16-vjeç.
A nuk e fshehu gëzimin se përsëri do të ketë rast të punoj me Kostovin. “Pas bashkëpunimit të mirë në Renovë dhe në Al Raed në Arabinë Saudite dhe përsëri me insistimin e tij, nga dita e djeshme jam caktuar të jem ndihmës i Vllatko Kostovit te skuadra e Renovës. Mendoj dhe besoj se me përvojën e tij si trajner i suksesshëm dhe një pedagog i vërtet i futbollit në Maqedoni, do të arrijmë të bëjmë një ekip cilësor dhe pse jo të plasohemi në garat evropiane. Fakti se do të punoj përsëri me Kostovin, paraqet një kënaqësi dhe përvojë të madhe pasi siç thash kemi punuar bashkë edhe në të kaluarën dhe i njoh mirë aftësitë e tij”, deklaroi për gazetën KOHA, Beari.
Ndërkohë, futbollistët e Renovës aktualisht gjenden në pushim të merituar, ndërsa stafi teknik ende nuk ka vendosur se kur do të startojnë përgatitjet verore për sezonin e ri. (B.K.)